Av. Prof. Dr. Sokol Mëngjesi

Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare në vitin 2004, pasuniversitare në vitin 2006 dhe të doktoraturës në vitin 2010, në Universitetin “Demokritus”, Thrakë, Greqi. Në vitet 2004 – 2008 është angazhuar si asistent avokat në Greqi. Prej vitit 2009 ushtron profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë.

Në vitet 2005 deri 2008 ka qënë i angazhuar si asistent lektor në Universitetin “Demokritus”, Thrakë, Greqi dhe prej vitit 2010 e në vijim angazhohet si Profesor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2016 mban titullin akademik “Profesor”.

Është autor i një numri të madh punimesh shkencore të prezantuara në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencor të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi. Angazhuar si ekspert në ndryshimet ligjore në legjislacionin penal, në Shkollën e Magjistraturës dhe një sërë projektesh të organizmave e shoqatave vendase e të huaja.

Av. Prof. Asoc. Dr. Klodjan Skënderaj

Ka përfunduar me rezultate maksimale studimet universitare në vitin 2005, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Gjenova-s, Itali.

Në vitin 2011 ka përfunduar studimet pasuniversitare, e ndërkohë në vitin 2014 ka përfunduar studimet e doktoraturës. Prej vitit 2016 mban titullin “Profesor i Asociuar”.  Që prej vitit 2008 e në vazhdim është pedagog i lëndës “Procedurë Penale”, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Është autor i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe artikujsh shkencorë të publikuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Është angazhuar si ekspert në ndryshimet e legjislacionit procedural penal si dhe pranë Shkollës së Magjistraturës por edhe në projekte të shoqatave të ndryshme me fokus ligjin procedural penal.

Av. Msc. Arbesa Kurti

Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Tiranë, Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2013 me rezultate shumë të larta (vlerësuar me Medalje Ari).

Nga viti 2011 është angazhuar pranë shoqërisë civile dhe ka asistuar në çështje të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si e drejta e strehimit, të drejtat e viktimave, e drejta e informimit, e drejta e konsultimit , e drejta e të miturve në konflikt me ligjin, aksesin në drejtësi, zbatimin e ndryshimeve të reja në Kodin e Procedurë Penale etj., si dhe ka marrë pjesë si eksperte dhe ka koordinuar grupet e punës për hartimin e një sërë studimeve në të dejtat e sipërcituara.

Nga viti 2014 ka punuar si avokate duke u angazhuar në përpilimin e akteve/dokumentave të ndryshme ligjore, mbrojtjen dhe përfaqësimin e çështjeve të ndryshme civile, pronësie, administrative, familjare, të drejtat e punës etj.

Nga viti 2016 është pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Është autore dhe bashkëautore e një numri të madh punimesh shkencore të prezantuara në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencor të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtar. Ka marrë pjesë në trajnime të vazhdueshme në lidhje me të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Av. Msc. Zylfo Mane

Ka përfunduar studimet e larta Bachelor dhe Master në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2017.

Pas përfundimit të studimeve master, ka ndjekur për një vit Shkollën Kombëtare të Avokatisë, ku në vitin 2018 është liçensuar si avokat. Krahas formimit të mësipërm ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme mbi aspekte të ndryshme të së drejtës.

Nga viti 2020 është angazhuar si avokat pranë studios ligjore Alterum, duke ofruar konsulencë juridke, studimin e dosjeve, përpilimin e akteve ligjore, si kërkesë padi, ankime, rekurse, kontrata etj., ka përfaqësuar klientët përpara institucioneve të administratës publike, Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Gjykatave Administrative, Gjykatave të Apelit etj.Nga viti 2020 është anagazhuar në projekte të ndryshme në kuadër të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut.