Rreth Nesh

ALTERUM LAW FIRM është një zyrë ligjore e themeluar që në vitin 2014. Kjo zyrë përbëhet nga avokatë me përvojë dhe të specializuar në ofrimin e shërbimeve ligjore dhe përfaqësimin përpara gjykatave të brëndshme dhe ndërkombëtare, në çështje civile, penale, administrative, tregtare, familjare, arbitrazhi, etj

Zyra merr përsipër dhe angazhohet dhe në përfaqësimin përpara çdo institucioni publik apo në procedura administrative, në tendera, përgatitje të mbrojtjes përpara KPP-së, APP-së, ndjekje të procedurave në ATP etj.

Vizioni i ALTERUM është krijimi i një zyre ligjore me një nivel të lartë profesionalizmi mbi ofrimin e shërbimeve ligjore dhe përfaqësimin e interesave dhe të drejtave të personave fizikë dhe juridikë në gjithë Republikën e Shqipërisë por dhe jashtë saj, kryesisht në vendet fqinjë Greqi dhe Itali,  por jo vetëm.

Misioni i ALTERUM LAW FIRM është ofrimi i një shërbimi ligjor cilësor dhe përfaqësimi në mënyrë profesionale dhe dinjitoze të gjithë personave fizikë dhe juridikë, pa dallim gjinie, race, feje, etnie, gjuhe, bindje politike, fetare, filozofike, gjëndje ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore etj.q