Ekspertiza

ALTERUM LAW FIRM përbëhet nga një grup avokatësh, të cilët janë të specializuar dhe kanë një eksperiencë të gjatë në fushat e mëposhtmë

  • Çështjet penale, sidomos përfaqësimi dhe mbrojtja e të miturve në konflikt me ligjin, viktimave/ viktimave të mitur, etj.
  • Çështjet  e pronësisë për prona të fituara me vendim kthimi dhe kompensimi, me kontratë shitje/dhurimi, fitim i pronës me parashkrim fitues me titull dhe pa titull, trashëgimisë, pjesëtimit të pasurisë, ekzekutimit të titujve ekzekutivë, kundërshtim veprimesh përmbarimore, etj.
  • Shpërblimi i dëmeve pasuror dhe jo pasuror që kanë ardhur si rrjedhojë e një aksidenti automobilistik, aksidenti në punë, veprimi apo mosveprimi të paligjshëm të një institucioni shtetëror, veprimi apo mosveprimi të paligjshëm të një personi fizik apo juridik.
  • Çështjet në fushën e marrëdhënieve kontraktore, përpilim kontratash (shitje, dhurimi, sipërmarrje, qiraje, komisioni, porosie, etj.), ekzekutim detyrimesh, çështje në lidhje me vlefshmërinë e kontratave.
  • Çështjet familjare si zgjidhje martese, lënie për rritje dhe edukim të fëmijëve, lëshimin e autorizimit nga gjykata, pjestimin e pasurisë bashkëshortore, lëshim urdhër mbrojtjeje, etj.
  • Çështjet administrative si kundërshtim, ndryshim shpallje/konstatim pavlefshmërie të  aktit administrativ, shpërblim dëmi, etj.
  • Çështje të marrëdhënieve të punës, përpilim kontrate pune, kërkimi i shpërblimit për heqje nga puna në mënyrë të padrejtë, të pajustifikuar, të menjëhershme. Zyra ofron ekspertizë jo vetëm për marrëdhëinet e punës që trajtohen me Kodin e Punës, por edhe për marrëdhëniet e punës që trajtohen me ligje të posaçme si ligji për statusin e nënpunësit civil, etj.