TË DREJTAT E TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN DHE TRAJTIMI I TYRE NË MËNYRË TË BARABARTË GJATË VAZHDIMIT TË PROCESIT MËSIMOR

Garantimi dhe zbatimi i të drejtave materiale dhe procedurale të të miturve gjatë procesit penal dhe pas përfundimit të tij, është një element i rëndësishëm, i cili sjell jo vetëm respektimin e procesit të rregullt ligjor, por ndikon edhe në një proces të shpejt rehabilitimi, riedukimi dhe riintegrimi të të miturit në konflikt me ligjin.

Zbatimi në mënyrë të rigoroze të të drejtave procedurale të të miturve në konflikt me ligjin është një garanci jo vetëm për një proces të rregullt ligjor, por edhe për rehabilitimin dhe riintegrimin e shpejtë të të miturve në shoqëri. Një nga të drejtat themelore që ka i mituri në konflikt me ligjin është mos ndërprerja e procesit mësimor, me qëllim edukimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e të miturit, i cili ka kryer një vepër penale.

Studim u përgatit nga Qendra “ALTERUM” në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe garantimi procedural i të drejtave dhe rishoqërizimit, riintegrimit dhe rehabilitimit të të miturve/të rinjve në konflikt me ligjin”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)

http://alterum.al/wp-content/uploads/2020/06/Te-drejtat-e-te-miturve-ne-konflikt-me-ligjin-1.pdf

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *